Testo Kängät m'i vrave me dashuri

Testo Kängät m'i vrave me dashuri

Do t'ju tregoj një histori
që pikon dhimbje e mall për Dashuri
por vështirë e kam t'ja nis se s'mundem
atë kohë ta kuptoj e të mos qaj...
Shumë kohë shkova pas saj, i shkallmuar
por ajo s'më kuptoj, s'ka për t'kuptuar,
për të sa shumë këndova,
për të veten harrova!

Po pse, pse kështu ndodhi,
unë kurrë s'do ta mësoj,
a linda i mallkuar,
a kjo botë e egër ndoshta më mallkoi,
s'mundem, jo s'mundem
s'mundem ta kuptoj,
veç do vuaj e do t'këndoj...

Më tradhëtoi me shokun tim,
është e vërtetë e jo film.
Tani aspak s'mendoj për të, se s'dua,
me të fatin tim sërish ta ndaj...
diçka ndryshoj papritur e pakujtuar,
me shokun tim të ngushtë, ish e dashuruar,
sa shumë që i besova,
sa shumë u mashtrova...

Se unë s'të kuptova ty asnjëherë,
se ç'ndodhi me mua, ende nuk e di,
gjithë këngët m'i vrave me dashuri...

Vuaj, vetem vuaj,
vetëm vuaj e këndo!...
Testi Elita